Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Kurti s’ka asgjë në dorë, VV e përçarë

(Lajm i përditësuar)


Tahiri: Kurti s’ka kontroll, opozita s’mund të formojë Qeverinë

Tahiri: Kurti s’ka asgjë në dorë, VV e përçarë

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se duke u bazuar në situatën aktuale politike në vend, as opozita nuk mundet me formu Qeverinë, duke shtuar se as kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk asgjë në dorë.

”As gurrin e as arrat, Kurti nuk ka asgjë në dorë, momentalisht po e shoh të ndarë brenda VV-së pom duket që nuk e di a janë 48 të plota, diçka nuk është në rregull. Në bazë të asaj që janë tu fol opozita nuk mundet me formu Qeverinë”, tha Tahiri.


Tahiri: Si ke, si nuk ke Nisma – votat i kishim marrë, çdo herë që AAK ka bërë koalicion me dikë, ka humbur

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka komentuar mbi ndikimin e Nismës dhe koalicionet e mëparshme të AAK-së, duke theksuar se edhe pa këtë parti, AAK ka arritur të fitojë vota të konsiderueshme.

“Si ke Nisma, si nuk ke, këto vota i kishim marrë,” tha Tahiri, duke e pasqyruar efektin e Nismës.

Ai gjithashtu kritikoi historinë e koalicioneve të Aleancës, duke shtuar se çdo herë që AAK ka bërë koalicion me dikë, ka humbur, duke sugjeruar se mund të ketë pasur gabime strategjike në këto marrëveshje.


Tahiri: AAK gati ta votojë Shqipe Selimin për kryetare të Kuvendit

Nënkryetari i AAK-së Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka bërë të qartë se AAK është e gatshme ta votojë Shqipe Selimin për kryetare të Kuvendit, nëse emri i saj propozohet zyrtarisht nga Vetëvendosje.

“E kemi përmend, me u përmen e votojmë,” deklaroi Tahiri,


Tahiri: Adem Hoxha dhe Duda Balje shprehën interesim për grupin parlamentar të AAK-ës

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se Adem Hoxha, Duda Balje kanë shprehur interesim për themelimin e grupit parlamentar të AAK-së.

”AAK-ja ka garuar në një koalicon të gjonë kerkush s’ka besuar se i marrim 8 deputetë 3 i ka marrë Nisma prej këtyre 8. Neve na është dashtë me themelu grupin parlamentar ne e kemi bërë një thirrje kush ka interes me na u bashku në këtë grup, kanë shpreh intersim Adem Hoxha dhe Duda Balje, nuk është hale me neve”, tha Tahiri.


Tahiri: Kurti viktimizohet me bllokadën e Kuvendit – AAK thotë ‘Jo’ për VV-në

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se Vetëvendosje nuk ka kërkuar asnjëherë nga opozita të ndryshojë qëndrim, dhe kjo është një përpjekje për të viktimizuar kryeministrin Albin Kurti.

“Kurti po përpiqet të shfrytëzojë situatën për të thënë ‘nuk më lënë’, por ky bllokim nuk është në interes të Kosovës”, tha Tahiri.

Po ashtu, ai shtoi se AAK nuk ka pranuar ftesën nga VV për një takim konsultativ dhe, në rast se do të ftohet përsëri, përgjigjja e AAK-së do të mbetet e njëjtë: “Jo”.

”Nuk shoh që ka ndrrim të qendrimit, dy aryse thelbësore e para VV as që ka kërkuar prej opozites me ndrru qendrimin, nuk e di se si do të shkojë rrjedha një e di që vazhdimi i bllokadës dhe mos konsitutimi i Kuvendit nuk i ndihmon Kosovës dhe i konevon Kurtit që të viktimizohet, se nuk më lënë”, tha Tahiri.

 


Tahiri: Opozita pa qëndrim politik, Kurti e mban varur Limajn

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tha se problemi thelbësor është që opozita nuk po ka qëndrim politik, dhe se Kurti ”Po e mban të varrur  opoziten dhe Limajn”.

”Problemi thelbësor është, e para nuk ka një qendrim politik të opozitëse se çka dëshiron me bë dhe në mungesë të një qendrimi politik, ne jemi nal në inter[eritm juridik. Në një anë Kurti e mbanë të varrur opoziten dhe anën tjetër e mbanë varrur Limajn”, tha Tahiri.


Tahiri: Opozita po luan lojen e Kurtit

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën politike brenda Kuvendit, duke theksuar përçarjen e opozitës dhe mesazhin që, sipas tij, po i dërgohet pushtetit. Ai tha se në votimin e fundit vetëm LDK ka marrë pjesë, ndërsa PDK dhe AAK kanë qëndruar jashtë, gjë që, sipas Tahirit, e di shumë mirë edhe kryeministri Kurti.

Tutje, Tahiri tha se opozita po e luan lojen e Kurtit.

”Opozita është e ndame, në votim ka marrë LDK-, PDK e AAK nuk kanë marrë pjesë, këtë e din Kurti. Porosia politike është se nuk po na pëlqen Albulena Haxhiu”, tha Tahiri.


Tahiri: Limaj po mendon se është koha e VLAN-it e PAN-it, por Kurti është kategori tjetër

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli për një koalcion të mundshëm mes AAK-së dhe VV, duke shtuar se Fatmir Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it.

”Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it, por Albin Kurti është tjetër kategroi, ai të thotë se nesër ta qes emrin për kryetar të Kuvendit dhe kur të vish në seancë ta ndrron emrin”, tha Tahiri.


Tahiri: VV nuk ka koalicion formal me Nismën

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli për situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, ku edhe pas pesë seancave konstituive nuk po arrihet që të votohet kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se opozita nuk po e bllokon punën e kuvendit, por janë numrat që partia fituese nuk i ka për ta votuar kryetarin.

”Në momentin kur ti nuk i ki 61 vota, por 57 atëherë këtu është një problem”, tha Tahiri.

Ai tha se edhe VV mund t’i bllokoj ata për zgjedhjen e nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

”VV nuk ka një koalicon formal me Nismen, sepse po ta kishte me Nisemn edhe me dy deputetë e pakicës do t’i bënte 62 deputetë dhe do ta kalonte”, tha Tahiri./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button