Tahiri: Ligji për Pagat duhet të kalojë

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, sot gjatë vizitës së tij në Komunën e Ferizajt kërkoi nga qytetarët që të respektohen masat e rekomanduara lidhur me pandeminë Covid-19.

Tahiri gjithashtu tha se do të angazhohet që të ndryshohet Ligji për Financim të Pushtetit Lokal, derisa theksoi se Ligji për Pagat duhet të kalojë.

Përveç takimit në Komunë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu kanë vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë./21Media

Back to top button