Tahiri merr vendim për shpallje të gjendjes emergjente në Vushtrri

 

Për shkak të rrezikut nga vështrimet e Lumit Silnica, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri.

“Reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në Qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale.

“Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit ‘Silnica’, Qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci. Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilliar banorët afër lumit Silnica që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve. Palestra në Samadrexhë është caktuar si vend për strehim në rast nevoje. Po ashtu edhe objektet tjera si shkollat po bëhen gati për këtë qëllim. Janë mobiliziar ekipet në QKMF, Zjarrëfikësit dhe Policia. Kërkojmë bashkëpunim e mirëkuptim të qytetarëve në këtë situatë të emergjencës natyrore. Ju lutemi me kujdes maksimal dhe pa panikë”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Njoftim me rëndësi

Për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica, kam marrë vendim të shpallë gjendje të…

Posted by Xhafer Tahiri on Monday, 11 January 2021

 

Back to top button