Tahiri për akuzat e Qeverisë ndaj Kushtetueses: Dashakeqësi për dëmtim të rendit kushtetues

Ish-ministri i Drejtësisë, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri vlerëson se me akuzat ndaj Gjykatës Kushtetuese, Qeveria po mundohet të gjej një fajtor për dështimet e saj.
Ai për RTV21 tha se pushteti aktual vazhdimisht ka pasur qëllime të këqija për ta dëmtuar dhe rënduar rendin kushtetues në Kosovë.
“Është justifikim për dështimet e tyre në vazhdimësi qe i kanë pasur tani kur po e përmbyllin mandatin. Kur shohim veprat e tyre qoftë edhe sektorin drejtësisë lënë për të dëshiruar.. Gjykata Kushtetuese është sulmuara në vazhdimësi. Këta e kërkojnë gjithmonë një fajtor kujdestar për ta fajësuar për dështimet e tyre. Në radhë të parë përtej pa diturisë që e kanë treguar, kanë pasur qëllime të këqija që ta dëmtojnë dhe rëndojnë këtë rend kushtetues çfarë kemi pasur deri më tani”, tha Tahiri për RTV21./RTV21./21Media