Tahiri për mesazhet e Dejona Mihalit: Tregojnë se kemi njerëz të involvuar nga një mafi energjetike

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka komentuar mesazhet e publikuara të koordinatores së VV-së Dejona Mihali me ish shefin e KEK-ut, Nagip Kasniqi.
Tahiri i tha RTV21 se Mihali është jashtë institucioneve të Kosovës, por që sipas tij po drejton ndërmarrjet publike të Kosovës.
“Ne i kemi parë komunikimet e saj me drejtorin e KEK-ut, mirëpo unë jam i bindur që e njëjta do të ketë edhe em drejtuesit tjerë të institucioneve siç janë ata të PTK-së e ndërmarrjeve tjera.”, tha Tahiri.
Ai shtoi se Mihali në mënyrë ilegale i jep direksione insitucioneve publike në vend.
“Dhe ne nuk e dijmë se çfarë ekipi tjetër qëndron pas këtij kriminaliteti të madh të Vetëvendosjes , Bisedat tregojnë se kemi njerëz të involvuar që janë pjesë një mafie energjetike të cilët janë të involvuar qoftë në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë , qoftë me furnizimin , qoftë me ndërprerjen dhe me reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë. Tash imagjinoni një person i cili jep urdhër që të mos ketë reduktime në dorën e tij qenka edhe kur duhet me pas reduktime “, tha ai./21Media