Tahiri për RTV21: Kosova i takon edhe Këshillit të Evropës edhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke e përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në New York, ku ka prezantuar mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.
Në fjalen e tij ai tha se përtej anës formale, si vend dhe shoqëri, kemi treguar kulturë të lartë demokratike, duke theksuar se aktualisht ne udhëhiqemi nga lidershipi i një presidenteje grua, e dyta në mesin e katër presidentëve të shtetit tonë.
Në një intervistë për RTV21, Tahiri u shpreh se Kosova i takon edhe Këshillit të Evropës edhe anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.
Tahiri tutje tha se Kosova në Asmablenë Parlamentare i ka votat për anëtarësim, mirëpo duhet të punohet që të futet në agjendën e Këshillit të Evropës.

Back to top button