Tahiri përmend tri arsye pse nuk duhet votuar Hekuran Murati

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka përmendur tri arsye kryesore që sipas tij nuk bën të votohet Hekuran Murati.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se si mund të votohet Hekuran Murati për kryetar të Kuvendit të Kosovës i cili sipas tij i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë: Veteranët e UÇK-së, familjet e Dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së.

“Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: Veteranët e UÇK-së, Familjet e Dëshmorëve, Invalidët e UÇK-së. Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën. Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Back to top button