Tajlanda regjistron vdekjen e parë nga Omicron
Mediat lokale në Tajlandë kanë njoftuar se është regjistuar vdekja e parë nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron.
“Gruaja është një paciente me Alzheimer e shtrirë në shtrat”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Rungrueng Kitphati.
Një vdekje e tillë pritej pasi vendi deri më tani ka raportuar mbi 10,000 raste të Omicron, tha ai, duke shtuar se Tajlanda nuk do të kishte nevojë për masa të mëtejshme kontrolli.
Tajlanda raportoi 8,077 infeksione të reja dhe nëntë vdekje të dielën, duke e çuar numrin në më shumë se 2.3 milionë raste dhe gati 22,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë në 2020.
Rreth 66% e rreth 72 milionë që jetojnë në vend kanë marrë dy doza të një vaksine COVID-19, por rreth 14.9% kanë marrë vaksina përforcuese./21Media