Takime fotografimesh në Turtle Bay të lagjes Manhattan të New Yorkut

Nga Albert Prenkaj
Në margjina të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar që mbahet çdo shtator, krerët e shteteve shfrytëzojnë rastin të shtyejn axhendat e tyre shtetërore, marrëveshje bilaterale, nisma rajonale, shqerësime të përbashkëta të sigurisë, si dhe projekte globale të përbashkëta.
Kosova ka shfrytëzuar këtë platformë për të lobuar me përfaqsuesit e shteteve që ende nuk e kanë njohur. Meqë Kosova nuk është anëtare e OKB-së, prezenca e delegacionit të Kosovës mundësohet përmes vendeve mike, gjegjsisht Deprtamenti për BE të OKB-së që e furnizon delegacionin me karta identiteti. Meqenëse Kosova nuk merr pjesë në seancë të Asamblesë së Përgjithshme, delegacioni zjvillon takimet në korridore e kthina të dizajnuara enkas.
Përshëndetje protokolare me Sekretarin e Shtetit Rubio me ç’rast sipas postimitit zyrtarë të Ptesidrncës u zhvillua “një bisedë përmbajtësore”, takimi me homologun nga Finlanda Alexander Stubb, në tekstin përcjellës zyrtarë, preken disa tema të përghirhësuar; takimi me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, si adresë e vetme e nivelit jo të lartë diplomatik të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilin kohët e fundit e takon Presidentja Osmani.
Sa i përket deputetës së nderuar Gërvalla-Schwarz, udhëtimi i saj në New York me rastin e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar, është humbje kohe e atyre që marrin mundin ta takojnë në këtë platformë diplomatike, meqë kapaciteti i saj politikbërës, vendimarrës dhe ekzekutues është i paqëndrueshëm.
Nga sot në New York do të jetë i pranishëm edhe Albin Kurti i cili poashtu do të zhvilloj takime të pa autorizuara të cilat nuk kanë asnjë domethënje apo peshë vendimarrëse apo ekzekutive.
Suma sumarum, kjo shkuarje mendjelehtë në sesisonin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e treshes nga Kosova, le përshtypjen e një humori të zi që në kuluare diplomatike do të kundrohet me intriga e përfolje tipike e që do të plotësojnë mozaikun e kabllogrameve të shërbimeve të jashtme.