Takimet në Bruksel vazhdojnë edhe nesër
Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë sot nuk janë takuar mes vete në Bruksel në kuadër të dialogut, që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Ato kanë qenë takime bilaterale me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe ekipin e tij.
Takimet në Bruksel pritet që të vazhdojnë edhe nesër. Kështu njoftoi Jeton Morina nga Brukseli në Click të RTV21.
I pyetur se a pritet të mbahet një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Morina tha se “Sipas burimeve brenda Bashkimit Evropian është e vështirë të caktohet një takim mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”./21Media