Takimi i Komitetit për barazi në Paris, Tahiri: U fol për anëtarësimin në KiE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për barazi dhe jodiskriminim në Paris, në selinë e Këshillit të Evropës.

Tahiri ndër tjera ka treguar se ky takim ka ka përfunduar sot. Ai tutje ka njoftuar se gjatë ditës kanë diskutuar tema të ndryshme, rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ndër to, u shpreh që u diskutua edhe ajo e rolit të gruas dhe barazisë së saj.

“Sapo përfundoi takimi i Komitetit për barazi dhe jodiskriminim në Paris, në selinë e Këshillit të Evropës. Gjatë ditës u diskutuan tema të ndryshme, rreth anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës dhe ndër to edhe ajo e rolit të gruas dhe barazisë së saj. Në takim, ngrita çështjen e raportit të Dora Bokoyannis dhe diskutimit të këtij raporti në komitetin tonë. U tha se menjëherë pas miratimit të 27 marsit, ky raport do të diskutohet edhe në Komitetin për barazi dhe jodiskriminim”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri tha se gjatë ditës së sotme ka pasur disa takime të rëndësishme me deputetë që janë anëtarë të Asamblesë Parlamentare, nga Ukraina, Spanja, Irlanda Veriore, Monako, Austria dhe vende të tjera.

Back to top button