Takimi i së hënës, Scholz, Macron, Meloni i dërgojnë letër Vuçiqit

Takimi radhës i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar të mbahet me 27 shkurt në Bruksel.
Ky takim tashmë ka marrë vëmendje madhore ndërkombëtare, ku Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti i Këshillit të Ministrave të Republikës së Italisë, Đorđa Meloni, i kanë nisur letër Presidentit të Serbisë.
Letra që ka pranuar Vuçiq nuk është bërë ende e ditur, derisa kabineti i tij i ka thënë RTS-së se letra do publikohet nesër.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, më 27 shkurt Josep Borell dhe Miroslav Lajçak fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin. Këto takime do të fillojnë në orën 15:00.
Ndërsa, pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët./21Media

Back to top button