Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Jam optimist, kam vullnetin e mirë për të formuar institucionet

(Lajm i përditësuar)

Kurti: Jam optimist, kam vullnetin e mirë për të formuar institucionet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës së bashku me Hekuran Muratin, para takimit të planifikuar me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun.

Kurti është shprehur optimist për zhvillimet e ardhshme, duke theksuar se qëllimi është konstituimi i Kuvendit, formimi i institucioneve dhe vazhdimi i punës qeverisëse.

“Unë jam optimist, sepse e kam vullnetin e mirë. Kjo do të thotë ta konstituojmë Kuvendin, t’i formojmë institucionet dhe të qeverisim mirë, sepse kemi shumë projekte”, ka deklaruar Kurti.


Nga ora 18:00 pritet të zhvillohet takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Gazetari Burim Zariqi, duke raportuar drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me këtë takim, i cili vjen mbahet pas ftesës që Kurti u bëri dje partive poltike.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button