Takimi Kurti-opozitë të premten, Qeveria nuk e tregon temën

Takimi i paralajmëruar në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe liderëve opozitarë pritet të mbahet të premten në mesditë. Por tema mbetet ende “misterioze”.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv derisa konfirmoi kohën e takimit, i pyetur për temën e diskutimit në këtë takim ai tha: Për detaje tjera rreth takimit ju njoftojmë ndërkohë.
Kryeministri Kurti i ka ftuar për takim liderët e opozitës, deri më tani ftesës pozitivisht iu është përgjigjur AAK, ndërsa PDK siç thanë në një përgjigje për portalin rtv21.tv presin ta dinë fillimisht temën e diskutimit, kurse LDK-ja ende nuk ka dalë me një qëndrim publik.
Kjo ftesë vije pas vizitës së sotme të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar i cili zhvilloi takime me krerët e shtetit por edhe me partitë opozitare. Escobar është nisur për ta vazhduar vizitën në Beograd./21Media

Back to top button