Takimi në Bruksel, Gashi: Prioritet i Kosovës krijimi i institucioneve e jo dialogu

Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi tha se nuk pret asgjë nga rundi i ri i takimeve në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

Sipas tij, prioritet i Kosovës është krijimi i institucioneve të reja e jo dialogu me Serbinë për çka edhe shprehet skeptik për një rezultat konkret nga takimi i sotëm në Bruksel.

“Nuk do këtë diçka konkrete as nga ky takim derisa ende s’janë konstituar institucionet. Prioritet i Kosovës  është krijimi i institucioneve e jo dialogu, mund të shkojë kryenegociatori të diskutohet por s’pres asgjë. Pozicioni i Kosovës është i qartë janë disa parakushte për Serbinë si tërheqja e letrës së Bërnabiq, dorëzimi i përgjegjësve të sulmit të Banjskës..dhe këto janë vështirë të kalueshme nga pala serbe dhe tani krejt presioni ndërkombëtar ka me qenë se si me i akomoduar këto kërkesa në një takim të radhës por një gjë mund ta them nga leximi im se qeveria e re do ta ketë në tavolinë dialogun si një nga pikat kryesore dhe me s’do te ketë justifikime për ta shmangur çka do prodhojë se di por presioni ndërkombëtar do rritet edhe për Kosovën pasi të krijohen institucionet”, tha Gashi për RTV21

Sa i përket mundësisë së një takimi të nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuciqit për të cilin i dërguari i BE-së për dialogun Peter Sorensen tha se ka angazhime, Gashi tha pwr RTV21 se i njëjti mund të ndodh vetëm për ndërmjetësimin e ShBA-së.

“Nuk jam shumë optimist se do ndodh ky takim vetëm me ndërmjetësimin e BE-së. Një takim të tillë do ta shihja me angazhimin e drejtpërdrejtë ët SHBA-së dhe presidentit Trump sepse këso deklarata se do të kemi takime të nivelit të lartë e  të arritjes së marrëveshjes kemi dëgjuar tash e sa vjet por asnjë rezultat faktik s’ka ndodh shpresoj të ketë koordinim më të mirë të BE-së me SHBA-të lidhur me zbatimin e marrëveshjes përndryshe mund të mbesim  në këtë stad sa i opërket marrëveshjes finale” tha Gashi për RTV21./21Media

Back to top button