Takimi Osmani-Kasanof zhvillohet në ora 16:00

(Lajm i përditësuar)
Kasanof sot do të takohet edhe me Kurtin
Kasanof sot do të takohet edhe me Kryeminsitrin, Albin Kurtin. Qeveria por as ambasada e SHBA-së nuk kanë treguar për kohën e takimit.
Sipas ambasadës së SHBA-së agjenda e vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, nuk është publike.
Takimi Osmani-Kasanof zhvillohet në ora 16:00
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurtin.
Sipas burimeve te RTV21, takimi mes Osmanit dhe Kasanof do zhvillohet në ora 16:00.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, të enjten do të qëndrojë në Prishtinë për vizitë zyrtare dhe sipas konfirmimit për rtv21 nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Kasanof fillimisht do të takohet me kryeministrin Kurti, pastaj me opozitën dhe shoqërinë civile.
RTV21 merr vesh se arsye e vizitës është për të shtyrë përpara Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
“Sipas të dhënave, që i atribuohet një zëdhënësi të ambasadës së SHBA-së: Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof do të vizitojë Kosovën këtë javë për konsultime të rregullta me zyrtarë të qeverisë, liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së.
Zyrtari i lart Amerikan, Kasanof, dje gjatë ditë qëndroi edhe në Serbi ku u prit nga presidenti Vuçiq./RTV21/21Media