Takimi Prattipati-Rafuna: Produktet dhe partneritetet amerikane, zgjedhja e preferuar për bizneset kosovare

E ngarkuara me punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati e ka takuar sot kryetarit e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ambasada tha se Prattipati me Rafunën pati “një bisedë të mirë” mbi “forcimin e lidhjeve ekonomike”.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati pati një bisedë të mirë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mbi forcimin e lidhjeve ekonomike. Produktet dhe partneritetet amerikane mbeten zgjedhja e preferuar për bizneset kosovare. #PartneriIPreferuarSHBA”, shkroi Ambasada Amerikane në X.

Back to top button