​Takimi Prattipati- Sveçla, ambasada e SHBA-së: U theksua rëndësia e e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë

Takimi Prattipati- Sveçla, ambasada e SHBA-së: U theksua rëndësia e e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Brendshëm të vendit, Xhelal Sveçla.

Në njoftimin e ambasadës amerikane, thuhet se u diskutua bashkëpunimi mes SHBA’ve dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë, përcjell Express.

Po ashtu u theksua rëndësia e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritet të përbashkëta të sigurisë.

‘’E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, i saporiemëruar, Xhelal Sveçla, për të diskutuar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë. Takimi theksoi rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë’’, njoftoi ambasada e SHBA-së.

Back to top button