Takohen imami dhe prifti si shenjë për tolerancë ndërfetare
Pas disa ngjarjeve në Maqedoni prijësit fetarë janë bërë bashk
Kisha në Kala të Shkupit, Kryqi në Butel, protestat e organizuara gjatë ditës së premte pas faljes së namazit të xhumasë, janë keqpërdorur për qëllimi politike. Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve instituti ZIP organizoi një konferencë në të cilën i bëri bashk hoxhën dhe priftin. Fexhri Selami nga ky institut, theksoi se të gjitha rrjedhat negative në shoqëri kanë ardhur si shkak i politikës.
“Është politika ajo që e ka nxit qasjen e atyre inateve të qytetarëve përmes mediave të kontrolluara. Është një gjë e cila tanimë ka mbaruar dhe ne si shoqëri civile e kemi rolin bartës në këtë drejtim që qytetarëve tu sjellim me vëmendje atë që është objektive”, tha Fexhri Selami, nga ZIP instituti.
Fatmir Zaimi përfaqësues i Bashkësisë Islame në Maqedoni tha se do të jenë gjithmonë të gatshëm që të ndihmojnë në rritjen e tolerancës ndër fetare.
“Bashkësia Islame në Maqedoni çdo herë i ka përkrahur këto projekte sidomos kur është në pyetje toleranca ndër fetare, marrëdhëniet ndër religjioze”, tha Fatmir Zaimi, përfaqësues nga BFI.
Prifti ndërkaq shprehu falënderim deri te BFI që ka pranuar që të jenë pjesë e këtij projekti. Ai tha se kanë pasur vizita të ndërsjella në objektet fetare dhe shpreson në ngritjen e tolerancës ndër fetare në vend.
“Përveç asaj që i vizituam objektet gjithashtu kishim edhe disa biseda të dobishme ndërmjet nesh të cilat besojmë se më tutje do të kontribuojnë për afrimin sa më të madh të dyja komuniteteve fetare por edhe më gjerë”, tha Otec Kostadin, prift.
Sipas sociologut, Ali Pajaziti vlerë e shoqërisë në Maqedoni është multikulturalizmi dhe se sipas tij duhet të punohet në këtë drejtim.
“E keni fenomenin e multikulturalizmit të Çairit ku edhe maqedonasit edhe shqiptarët dikur kanë qenë fqinjë, që e kanë quajtur përpara fqiu dhe komshiu i kapexhikut, xhamia dhe kisha, sulltan Murati dhe Shën Spasi, tambura dhe qiftelia. Çarshia e Shkupit është një shembull tipik ku I gjeni të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Për fat të keq disa projekte artificiale që janë bë si Shkupi 2014 ka qenë një atentat ndaj bashkëjetesës dhe kohezistencës”, tha Ali Pajaziti, sociolog.
Projekti “Imami ose Prifti? Cili do që të jetë ,vetëm në rolin e paqes le të jetë” kishte qëllimin e përforcimit të paqes në shoqëri, rivendosjen e relacioneve të mira në mes të Imamëve dhe Priftërinjve, riadresimi I rolit të tyre në jetën publike si dhe përçimi i drejtë I mesazheve në ritet fetare siç janë Namazet dhe Liturgjitë. Projekti është i financuar nga Civica Mobilitas.