Takohet grupi punues për Institutin për krime të kryera gjatë luftës

 

Është mbajtur sot takimi i parë i grupit punues për Institutin për krime të kryera gjatë luftës. Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti tha se analiza e kryer në mandatin e tij të parë si kryeministër ka hap rrugë që tashmë të punohet direkt në krijimin e koncept dokumentit për institutin. Ai ka theksor se emërimi i këtij instituti duhet të nënkuptojë të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe se ky institut duhet të themelohet me ligj.

I pari i ekzekutivit theksoi se ky instituti duhet të ketë linjën e vetë buxhetore, strategjinë dhe ekspertë të fushës.

“Ky është momenti i fundit për neve, ne nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe, nuk kemi mundësi të eksperimentojmë dhe të dëshmojmë në ekspertimet tona për këtë arsye duhet bashkuar forcat të gjithë, sepse qëllimi është i përbashkët dhe ka të bëjë me institucionalizim dhe mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive që do na nevojitet edhe për të ardhmen. Paqja kërkon drejtësi dhe rehabilitim në Kosovë, nuk ka ndodhur asnjëra e viktimat e luftës i meriton ë të dyjat”, tha Kurti.

Ministrja e Dritësisë, Albulena Haxhiu tha se sot po nis puna në krijimin e instituti për krimet e kryera gjatë luftës, i cili do ndihmojë në krijimin e një kujtese kolektive.

Ajo tha se iniciative të tilla ka pasur edhe më herët por ka munguar vullneti politik.

Haxhiu tha se tashmë me rishikim të buxhetit do ndahen mjete edhe për shtimin e katër prokurorive në prokurorinë speciale në departamentin për krime lufte, derisa tha se çdo dëshmi që kanë organizata e qytetarë do t’i adresohet institutit.

Back to top button