“Taksa kusht ndaj Serbisë për njohje – banalitet!”

Sonte në emisionin Click në RTV21, u bisedua për 1 vjetorin e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës

Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike është deklaruar skeptike lidhur me qëllimin e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Loxha deklaron se është banalitet të kërkohet njohja e plotë e shtetësisë së Kosovës nga Serbia ose Bosnje e Hercegovina në këmbim të heqjes së taksës taksës.

Ajo deklaron se nuk jemi në pozicion që të kërkojmë një gjë të tillë me një kusht të tillë, duke theksuar se kjo kërkesë do të duhej të bëhej në një format tjetër më praktik e pragmatik./21Media

Back to top button