Taksisti Jonuz Mustafi tregon si i erdhi ideja ta hapte një kuzhinë humanitare
Në fillim të Ramazanit në qytetin e Ferizajt u hap një kuzhinë humanitare e quajtur “Zgjatma Dorën”.
Taksisti, Jonuz Mustafi e filloi këtë vepër humanitare me të vetmin qëllim që askush të mos mbetet pa bukë e ujë.
Mustafi ia zgjati dorën shumë nevojtarëve, invalidë e jetimë duke mos e kthyer asnjë mrapsht gjatë muajit të Ramazanit. Kështu siç thotë ai ofroi shujta për 40-60 persona në ditë.
Jonuz Mustafi në një intervistë për emisionin “BonBon” në RTV21 tregoi se për ta mbajtur familjen e tij e kryen punën e taksistit, ndërsa për t’i mbajtur nevojtarët e Ferizajt ai shkoi “derë më derë” për të kërkuar mjete që të realizohet qëllimi i tij.
Gjatë intervistës Mustafi u shpreh se nuk do të ndalet dhe kjo inicativë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim./21Media