Talat Xhaferi do të jetë kryeministri shqiptar nga 28 janar deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka bërë të ditur pas mbledhjes së sotme të BDI-së në Tetovë, se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të jetë kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut nga 28 janari i vitit të ardhshëm deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa kryetari i ri i Kuvendi do të propozohet nga partnerët e koalicionit qeveritar.

Po ashtu, në këtë mbledhje u caktua edhe Shefi i Shtabit Qendror i BDI-së për zgjedhjet e vitit 2024, dhe ai do të jetë ministri aktual i Financave, Fatmir Besimi. Ndërsa është autorizuar kryetari i kësaj force politike që të vazhdojë diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionimet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Back to top button