Talat Xhaferi merr detyren, inspekton dëmet nga dhuna në Kuvend
Është dita e tij e parë e punës, si kryeparlamentari i ri të Republikës së Maqedonisë
Dy kolegë deputetë, bashkëpartiak, po e presin Talat Xhaferi te dera e hyrjes së parlamentit të shtetit, dhe bashkë po hyjnë për të parë vendin e tyre të punës.
Pak kujt prej personelit të sigurimit të kuvendit i pëlqeu që po xhirohet ndërtesa pas trazirave të së enjtes kur një numër protestuesish hynë dhunshëm në kuvend, dhe sulmuan deputetët e shumicës, shkruan TV21.TV
Derisa shëtiste korridoreve të kuvendit, dëmet nga trazirat shiheshin gjithandej.Mure të demoluara, orendi, dhe mbeturina gjithandej, madje edhe disa drita ishin nxjerr nga pllafoni.
Më pas, kryetari i ri i Kuvendit, dha instruksionet e para se çfarë duhet të bëjë administrata për ta kthyer ligjvënësin në gjendje pune.
Sa për fillim, kërkon që të sigurohet korridori, sepse nga ky vend do të mbaj konferencën e parë për shtyp!
Para hapjes së takimeve të para në këtë post, kryekuvendari sigurohet për dhomën e takimeve, ku do të pret mysafirët e tij të parë, që ka “rastis” të jenë dy diplomat amerikan.
Pasi kreu takimet Talat Xhaferi bashkë me Zoran Zaev, dhe deputetët e tjera dolën në këmbë. Ata ecën për pak kohë në sheshin Makedonia, dhe u ulën për të pirë kafe bashkë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?