Talebanët prezantojnë “supermakinën” e parë të Afganistanit

Talebanët kanë zbuluar “supermakinën” e parë të Afganistanit.
Mada 9 është një prototip i makinës sportive i cili është prodhuar nga 30 inxhinierë nga ENTOP dhe Instituti Profesional Teknik i Afganistanit (ATVI) i Kabulit.
Aftësitë e tij rrugore ende nuk janë testuar pasi shumica e pamjeve në mediat sociale e tregojnë atë në një pozicion të palëvizshëm.
Ekipi që qëndron pas makinës pretendon se motori i saj është nga një hatchback Toyota Corolla – vështirë se ka gjasa të vazhdojë me Bugatti dhe McLaren.
Ndërtimi i makinës zgjati pesë vjet./21Media

Back to top button