Talenti kosovar që po shëndërrohet në yll

Shumë talentë kosovarë që po rriten jashtë vendit të tyre, po i tregojnë aftësitë e tyre në futboll, dhe k]shtu fitojnë vëmendje si nga klube të ndryshme, ashtu edhe nga kombëtaret për të cilat ka mundësi të luajë

I tillë është edhe Dardan Dakaj, i cili ka lindur dhe është rritur në Suedi, në qytetin Trelleborg. Në klubin e të njejtit qytet Trelleborg FF ka luajtur qysh nga mosha 5 vjeçare, duke kaluar nëpër hierarkinë e klubit deri në klubin e parë, që tani garon në ligën e dytë të Suedisë.

Dakaj ende nuk ka mbushur 18 vjet, por përshkruhet si një nga futbollistët më të mirë në krahun e djathtë apo edhe mesfushor sulmues, i rrezikshëm sa herë që ka topin, me pamje të thellë, teknikë të çmendur dhe një inteligjencë që i mundëson jo vetëm të shënojë golat por edhe t’i mundësojë ato për shokët e skuadrës. Një plus i madh për të është edhe aftësia që të luajë me të dyja këmbët, edhe pse këmbën e majtë e ka të preferuar.

Dardani u emërua talenti më i madh suedez për vitin 2015, kur duke reprezentuar gjeneratën U17 të klubit të tij në 32 ndeshje të zhvilluara ai shënoi 32 gola dhe ofroi edhe 25 asistime, statistika të mrekullueshme që vështirë t’i arrijnë edhe futbollistët më të mirë të botës, shkruan rtv21.tv.

Në vitin 2016 ishte pjesë e klubit të tij prapë në gjeneratën U17, ku në Kupën e Arenës u paraqit në 6 ndeshje, duke shënuar hiç më pak se 12 gola, që i bie 2 gola çdo ndeshje.

Tani Dardani po e dëshmon se është një yll i së ardhmës pasi është grumbulluar nga Kombëtarja e Kosovës për të rinjtë U19, që do të bëhet nga data 10 deri në 13 prill. Kjo nënkupton se së shpejti Dardanin do ta shohim si futbollist kyq të një kombëtareje të re që është e mbushur me talentë./21Media

Back to top button