Talibanët shpallin qeverinë e re për Afganistanin

Talibanët kanë krijuar një qeveri të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, u tha një zëdhënës gazetarëve.
“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re”, shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.
Talibanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë.
Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.
Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë./21Media

Back to top button