Tanke izraelite në zemër të Rafah mes bombardimeve intensive të qytetit

Gazetarët dhe dëshmitarët në Rafah, në jug të Gazës, thonë se tanket izraelite kanë marrë kontrollin e një rrethrrotullimi kyç në zemër të qytetit
Marrja e rrethrrotullimit al-Awda – rreth 500 metra nga kufiri me Egjiptin – erdhi mes bombardimeve intensive izraelite, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv
Zyrtarët lokalë thanë se të paktën 16 njerëz u vranë në Rafah gjatë natës dhe ka raportime për të paktën 21 vdekje në një kamp të personave të zhvendosur të martën.
Qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga pjesë të tjera të Rripit të Gazës janë strehuar në Rafah.
Të dielën, sulmet ajrore izraelite vranë 45 njerëz në një kamp për personat e zhvendosur – Izraeli e quajti atë një “fatkeqësi tragjike”
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent më vonë të martën për të diskutuar goditjen e së dielës