Taravari: Deri tani jashtë shteti janë dërguar 13 pacientë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se deri tani për kurim jashtë shtetit pas tragjedisë në Koçan, janë dërguar 13 të lënduar, shkruan TV21.

Taravari tha se në plan është që të dërgohen më tepër pacientë, por që kjo do të bëhet gradualisht.

“Në plan janë që të dërgohen ende, megjithatë deri tani 13 janë dërguar. Kur do të ketë shtesë, do t’ju tregojmë. Në të njëjtat shtete. Në Sofje, Beograd, Stamboll dhe Selanik”, tha mes tjerash ministri Taravari.

Back to top button