Taravari takon shoqatën “Torbeshët e Bashkuar” nga Struga: Duhet të jenë pjesë e Preambulës së Kushtetutës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari sot realizoi takime me përfaqësuesit e shoqatës “Torbeshët e Bashkuar” nga Struga.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se në këtë takim u bisedua për statusin final të Torbeshëve si bashkësi e veçantë etnike në RMV, në veçanti për procesin për njohjen e tyre formale në të Drejtën Kushtetuese në RMV , sipas potencialit për ndryshimet në Kushtetutën e RMV-së, në pjesën e Preambulës.

“Nëse merren parasysh të dhënat zyrtare nga realizimi i fundit i regjistrimi të popllatës dhe amvisërive në shtetin tonë, si Torbesh janë deklaruar 7000,00 qytetarë, që paraqet arsye të qartë për dëshirën e këtyre banorëve për vetëvendosje si bashkësi e veçantë etnike e cila meriton vend të veçantë sikurse grupet e tjera nacionale dhe etnike në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së. Rendi kushtetues në shtetin tonë, në veçanti ndryshimet te i njëjti dalë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, për realizim të çdo të drejte të qytetarëve, pos ndjesisë personale të përkatësisë të grupit nacional ose etnik, kushtëzon edhe për njohje formale të saj”, shprehet Taravari.

tutje bëhet e ditur se Taravari thekson se edhe Torbeshët (deri më tani formalisht të trajtuar si qytetarë të rendit të dytë) të jenë pjesë edhe e Preambulës së Kushtetutës, me çka këtyre banorëve do tu mundësohet inkluzivitet i plotë në sistem, si lojal, njerëz me vlera dhe të aftë, me mundësi që në mënyrë të barabartë ti realizojnë edhe të drejtat e tyre për jetë, punë, shkollim dhe etj., sipas realizimit të principit për diskriminim pozitiv.

“Për shkak të sipër theksuar koalicioni VLEN, tregoi qëndrim të qartë se i mbështet Torbeshët në këtë kërkesë, dhe merr publikisht obligim se për ndonjë ndryshim eventual të Preambulës së Kushtetutës të RMV-së, do të punojë që pos bashkësive të tjera, edhe Torbeshët të jenë pjesë e Kushtetutës së RMV-së, pi pjesë e veçantë taksative e theksuar ashkësi etnike”, tha në fund ai Taravari./21Media

Back to top button