Taravari: Vuçiqi ta pranoj realitetin se Kosova është e pavarur

Arben Taravari nga VLEN në një intervistë për RTV21 pas mbledhjes së sotme mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Taravari tha se Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiqi duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur.

”Vuçiqi ta pranoj realietin se Kosova është një shtet i pavarur”, tha Taravari.

Taravari ndër tjera ka shtuar se në mbledhjen e sotme nuk është diskutuar çështja e arrestimit të ish-ushatrëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut./21Media

Back to top button