Tare shumë afër Milanit

Raportet e së martës pohojnë se Milani është afër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mbi një emërim për rolin e drejtorit sportiv të lirë, me ish-drejtorin e Lazios, Igli Tare, i cili është përsëri favorit.
Kërkimet e Milanit për një drejtor të ri sportiv kanë zgjatur prej disa muajsh, me ish-ekzekutivin e Juventusit dhe Tottenhamit, Fabio Paratici, që ishte shumë pranë emërimit në një moment të caktuar. Tony D’Amico i Atalantës, Giovanni Sartori i Bolonjës dhe Giovanni Manna i Napolit janë gjithashtu në konsideratë për këtë rol.
Kohët e fundit, ish-drejtori/skauti i Atalantës, Chelseat, Celticut dhe Leicesterit, Lee Congerton, u cilësua si “kandidati kryesor” për t’u transferuar në Milan . Uellsiani aktualisht është i punësuar nga Al-Ahli i Ligës Profesionale Saudite .
Megjithatë, përditësimet e fundit nga “La Gazzetta dello Sport” pohojnë se Tare është rikthyer si kandidati më i mundshëm për rolin e drejtorit sportiv në San Siro. Gazeta fillimisht pohoi se Congerton po udhëhiqte garën që në mëngjes, por Tare u bë përsëri kandidati kryesor deri në mesditë.
Raporti i së martës pohon se Milan dhe Tare nuk e kanë humbur kurrë kontaktin pas serisë së parë të takimeve. Zlatan Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale u takuan me Taren në shkurt, ashtu si edhe drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani më vonë.
Përditësimet e fundit pohojnë se palët përkatëse kanë qenë në kontakt përsëri gjatë ditëve të fundit dhe se ekziston mundësia e një ‘shtrëngimi duarsh’ në të ardhmen e afërt, përcjellë KosovaPress.
Gianluca Di Marzio shton se do të ketë një takim të ri dhe “vendimtar” midis Tares, përfaqësuesve të tij dhe atyre nga Milani në ditët në vijim, para fillimit të javës së ardhshme dhe me shumë mundësi gjatë fundjavës.