TARGAT: Rashiq nuk e përjashton mundësinë e tensioneve pas 31 tetorit
Nenad Rashiq, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës
Regjistrimin e veturave me targa legale RKS po e kundërshton Lista Serbe por edhe Beogradi zyrtar. Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq tha qeveria e Kosovës nuk mund të zgjidh problemet e grumbulluara ndër vite në Veri për vetëm dy muaj. Ai tha se banorët e veriut duhet të kenë më shumë opsione! Rashiq tha nuk e përjashtoi mundësinë e tensione në veri pas 31 tetorit. Bisedën me ish-ministrin Rashiq e zhvilloi kolegu Ilir Berisha./21Media