Kaloni te përmbajtja kryesore

Tash e 5 ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur një person të raportuar si të humbur në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, bëhet fjalë për Xhafer Raçin, i lindur më 18 shkurt 1948, i cili është larguar nga shtëpia më 2 korrik rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

“Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 apo në adresën elektronike [email protected]”, thuhet në apelin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button