Task Forca me plan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Task Forca do të monitorojë dhe koordinojë ankesa të ndryshme

Grupi ndërinstitucional për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri, ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku u miratua plani i masave operacionale për mbarëvajtjen e procesit ditën e zgjedhjeve në Shqipëri.

Sipas një komunikate nga Task Forca, plani në fjalë përfshin një sërë masash dhe Task-Forca do të jetë grupi që do të monitorojë dhe koordinojë ankesa të ndryshme të referuara nga subjektet politike ditën e zgjedhjeve.

“Plani për disa Ministri cakton masa të posaçme për t’u ndjekur ditën e zgjedhjeve. Pas diskutimeve plani u miratua dhe zbatimi i tij do të fillojë menjëherë. Si pikë e dytë në funksion të transparencës u trajtua një ankesë e sjellë në adresë të Task-Forcës nga një subjekt politik dhe iu la detyrë Drejtori të Policisë për ndjekjen e mëtejshme të rastit dhe kryerjen e veprimeve të duhura procedurale”, thuhet në komunikatë.