Zotohet Basha

Basha zotohet për thellim të bashkëpunimit me SHBA-të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes në deklarate për media të shtunën është zotuar në qeverisjen e tij do ta forcojë edhe më tepër bashkëpunimin dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-të dhe presidentin Donad Trump.

Duke përkujtuar se para dhjetë vjetësh ishte takuar me presidentin e SHBA-ve George Bush gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do të bëhej e pavarur dhe Shqipëria do të anëtarësohej në NATO, kryetari i PD-së ka thënë se kombi shqiptar i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Trump”, ka thënë Basha.

Back to top button