Tayna dhe Lumi B bëhen bashkë për projektin e ri

Bashkëpunimet e verës mes artistëve të njohur nuk kanë të ndalur, shkruan rtv21.tv
Dy rap-artistët e njohur të skenës shqiptare Tayna dhe Lumi B janë bashkuar për të realizuar duetin e tyre të parë.
Dyshja kanë bërë të ditur se bashkëpunimi i tyre do publikohet nesër.
“A jeni gati për dozën mujore? Të enjten ora 20:00”, ka shkruar Tayna poshtë disa fotografive të publikuar në Instagram të shkëputura nga xhirimet e klipit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)


Këtë muaj, Tayna  lansoi këngën “Tequila” në bashkëpunim me reperin Azet, teksa Lumi B publikojnë “Ma e mira” me DJ Pm, DJ Dagz dhe Ermal Fejzullahun./21Media

Back to top button