Tayna nuk i lë përgatitjet as në mes të pushimit

Artistja e njohur nga Kosova, Tayna nuk ndalet as gjatë pushimeve, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj muzikës dhe karrierës.
Edhe pse ndodhet larg skenës, ajo ka zgjedhur të shfrytëzojë kohën për t’u përgatitur me intensitet për sezonin vjeshtë-dimër, i cili tradicionalisht sjell projekte të reja muzikore. Në një vlog të publikuar në TikTok, reperja shihet duke punuar me vokalin e saj nën udhëheqjen e këngëtares së njohur Adelina Thaçi, një emër me përvojë të madhe në këtë fushë.
Përpos ushtrimeve të zërit, në këtë vlog shihen momente kur Tayna është e përqendruar në shkrimin e teksteve të reja, duke treguar se krijimtaria e saj nuk ka ndërprerje as gjatë pushimeve.
@doruntina♬ BGM perfect for item description – Mi-on(みおん)