Tayna paralajmëron këngën e fundit nga albumi “Bipolar”

Rep-artistja nga Prizreni, Doruntina Shala e njohur si Tayna, ka paralajmëruar këngën e fundit nga albumi i saj i titulluar “Bipolar”.

Tayna ka bërë të ditur se ky projekt është në bashkëpunim me një artist/e të estradës.

Në Instagram, Tayna ka publikuar një pjesë të kësaj kënge, por nuk ka zbuluar akoma se me kë ka bashkuar forcat.

“A jeni gati për këngën e fundit të albumit, ft..? + disa surpriza tjera”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

 

Nga albumi “Bipolar” deri tani janë publikuar “Tequila” me Azet, “Heroinat”, “OFG”, “Pijetore” me Cricket, “Valle” me Lumi B, “S’du me ni” me Geskon, “Teket” dhe “Anaconda” me Kiddën. /21Media

Back to top button