Tayna paralajmëron publikimin e albumit të ri më 8 Maj

Artistja e njohur shqiptare, Tayna, ka konfirmuar se albumi i saj më i ri do të publikohet më 8 Maj, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.
Pas një periudhe intensive pune dhe sukseseve të njëpasnjëshme në skenën muzikore, ky projekt pritet të sjellë një kapitull të ri artistik dhe një dimension të ri krijimtarie.
Albumi i ri vjen pas publikimit të këngës së fundit, e cila ka zgjuar interes të madh tek publiku dhe fansat, duke rritur pritjet për materialin e plotë muzikor që do të prezantohet në maj.
