Tayna publikon këngën e re

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna ka publikuar këngën më të re të cilën e ka titulluar “Ujë”.
Ky projekt vjen si një freski artistike në mes të vapës përvëluese të qershorit.
Kënga vjen e shoqëruar me videoklip të realizuar nga Entermedia, ndërkaq muzika dhe tekstet janë bashkëpunim i Taynës me Gerto-n.
Me këtë projekt, Tayna vërteton edhe një herë se është një nga këngëtaret më të pëlqyera të skenës shqiptare dhe më gjerë.