Të burgosurit nga Belgjika, MD-ja: S’kemi marrëveshje e as ndonjë proces formal në zhvillim

Ministria e Drejtësisë ka bërë të se me Belgjikën nuk kanë asnjë marrëveshje për shfrytëzim të burgjeve te Kosovës dhe as ndonjë proces formal të në zhvillim. Genc Nimoni nga Ministria e Drejtësisë tha për RTV21 se qeveria në detyrë nuk mund të procedojë me nisma të tilla.

“Sa i përket çështjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale për ndërtimin apo marrjen me qira të një burgu në Kosovë nga shteti belg, aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje të tillë të dakorduar dhe as ndonjë proces formal në zhvillim. Çështje të tilla kërkojnë diskutime të thelluara dhe miratime ndërinstitucionale, për të cilat deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret dhe se Qeveria aktuale nuk mund të procedoj me nisma të tilla.”, tha për RTV21, Genc Nimoni nga Ministria e Drejtësisë.

Gjatë ditës Shërbimi Korrektues i Kosovës pranoi se Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzim të burgjeve të Kosovës por nuk ka dhanë hollësi./RTV21/21Media

Back to top button