Të dhënat e fundit nga KQZ-ja

(Lajm i përditësuar)

Të dhënat e fundit nga KQZ-ja

Pas numërimit të më shumë se 73 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

PDK-ja me 22.68%. LDK me 17.90%.


Rezultatet preliminare të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për  numërimin e votave.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.50% të votave.

PDK 29.80%, LDK 16.29%, AAK me partnerë të koalicionit, 7.92%.


Rezultatet preliminare të KQZ-së, VV 37.18%,PDK 25.10%, LDK 17.28%, AAK-ja 8.86% 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.18% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 25.10% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17.28% të votave.

Sipas numërimit të deritashëm AAK-ja me partnerë të koalicionit ka 8.86% të votave.


Nis publikimi i rezultateve preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet preliminare.

Publikimi i tyre po bëhet online në platformën “Rezultatet”, derisa po përditësohen në kohë reale.


KQZ: Mbi 40 për qind, dalja në zgjedhje

Mbi 40 për qind ka qenë dalja në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas të dhënave të procesuara nga më shumë e 90 për qind të vendvotimeve në nivel vendi.

Siç ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media në mbrëmje, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 789 mijë qytetarë.

KQZ i numëroi mbi 1,890 qendra të votimit, dalja e qytetarëve mbi 39.16%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 19:21 janë numëruar votat në 1,894 qendra të votimit.

Kjo i bie se numri i votuesve është 642 mijë e 838 votues nga 1,970,944 sa kanë të drejtë vote.

Në përqindje i bie 39.16%.


Nis numërimi i votave në qendrat e votimit

Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka filluar numërimi i votave në këto qendra ku është organizuar procesi i sotëm zgjedhor.

kp po qëndron në një qendër votimi në kryeqytet, ku nga afër po përcjell procesin e votimit të numërimit të votave nga komisionerët.

Për herë të parë mediat e akredituara lejohen të vëzhgojnë procesin e numërimit të fletëvotimeve në vendvotime për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës.

Procesi zgjedhor ka filluar në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.


Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

Qendrat e votimit për zgjedhjet  parlamentare të cilat u hapën në mënyrë të rregullt në orën 07:00, janë mbyllur në ora 19:00.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues.

KQZ-ja pritet të dalë me të dhëna për numrin e saktë të votuesve.

Back to top button