​Te Dheu i Bardhë dhe në Merdare pritjet deri në dy orë

Mëngjesi i së hënës është përgjithësisht i qetë dhe pa pritje në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar Merdare ku pritjet në hyrje janë deri në 2 orë ndërsa kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër. Ndërsa në dalje pritja nuk shkon më shumë se 5 minuta.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në dy orë ndërsa raportohet për 50 metra kolonë automjetesh. Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 50 minuta ndërsa radha e automjeteve është 100 metra.

Situatë pak më e ngarkuar paraqitet edhe në pikë kalimin Mutivodë ku pritjet në hyrje shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa në dalje nuk ka vonesa.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

Back to top button