Të dielave nuk do të punohet as në Skënderaj

Komuna paralajmëron gjoba për shkelësit e rregullores

Komuna e Skënderajt ka vendosur që nga 1 marsi e diela të jetë ditë pushimi për subjektet afariste.

Kryetari Bekim Jashari ka thënë se përjashtim bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00, kafiteritë, restaurantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e shitjes së derivateve të naftës të cilat do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt siç kanë punuar deri më tani.

Komuna e Skënderajt, respektivisht Inspektorati Komunal, kërkon mirëkuptim nga të gjitha bizneset dhe po ashtu kërkon nga ta që kjo rregullore të respektohet, ndryshe për mos respektimin e kësaj rregulloreje pason gjoba sipas legjislacionit në fuqi.

Më herët këtë vendim e kanë marr komuna e Mitrovicës dhe ajo e Vushtrrisë./21Media

Back to top button