Të dielen do të mund të mësoni shumëçka për Visar Pejën në ”N’Maje të gjuhës”

Emisioni N’Maje t’Gjuhës me Xherin si çdo të dielë tjetër, edhe kësaj radhe do të sjellë shumëçka për ju.
Këtë të diel në “n’Maje t’Gjuhës” me Xherin, do të jeni në shoqërinë e këngëtarit Visar Peja.
Përveç këndimit, do të mund të mësoni shumëçka për Visar Pejën. Në emisionin që i dedikohet gatimit dhe jo vetëm, këngëtari ka zbuluar se ushqimi i tij i preferuar si fëmijë ishte ‘përsheshi me çaj’.
Muzikë dhe argëtim, të dielën në ora 11:00 dhe në ora 19:30, “N’Maje t’Gjuhës” me Xherin në RTV21 dhe TV21.
Ky emision vjen si rrjedhë e natyrshme e emisionit ”Diçka po Zihet” me Xherin./21Media


 

Back to top button