Të enjten, marshohet kundër abuzimit të grave e vajzave me aftësi të kufizuara

Të enjten (8 dhjetor) do të marshohet për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuar, nën moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshehet brenda mureve”.
“Për herë të parë një marsh që thërret kundër abuzimit të grave me aftësi të kufizuara”, bëhet e ditur në njoftim.
Marshi nis në sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 12:00, për të përfunduar para Qeverisë së Kosovës në ora 13:00.
“Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve” i dedikohet vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik. “Boll Ma!…” është një thirrje për të ndaluar abuzimin ndaj grave brenda e jashtë mureve, në hapësira publike e private. Mosraportimi, heshtja dhe fshehja e rasteve riprodhon strukturat e patriarkatit”, vazhdon njoftimin.
Sipas njoftimit të Artpolis, “Boll Ma!..” synon të jetë zëri i revoltës që tenton të sfidojë e dënojë mizogjeninë, racizmin, seksizmin, diskriminimin, abuzimin dhe dhunën në të gjitha format e saj.
“Boll Ma!…” heshtja nuk është zgjidhje. Raportimi dhe luftimi i fenomeneve të tilla na afron drejt barazisë sociale e gjinore”, vazhdon njoftimin./21Media

Back to top button