Të enjten tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligë dhe në Ligën e Parë

Komisioni i Garave ka njoftuar klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të enjten, më 21 korrik, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Tërheqja e shortit bëhet sipas këtij orari:
Superliga – ora 13:00
Liga e Parë Grupi A – ora 13:30
Liga e Parë Grupi B – ora 14:00

Back to top button