Të famshëmit që i kanë mbajtur sekret fëmijët e tyre

Nën syrin vigjilent të publikut, paparacëve dhe fansave, është e vështirë të mbash pothuajse sekrete nëse je një person i famshëm.
Për arsye të dukshme, shtatzënia është një nga gjërat më sfiduese për t’u fshehur. Sidoqoftë, disa të famshëm dolën të ishin ekspertë në mbrojtjen e privatësisë së tyre gjatë një periudhe kaq të ndjeshme.
Më poshtë e gjeni një listë të çifteve të famshëm që arritën t’i mbajnë sekret fytyrat e fëmijëve./21Media

Justin Timberlake dhe Jessica Biel

Timberlake dhe Biel, të cilët janë gjithashtu prindër të djalit Silas Randall, në vitin 2020 u bënë përsëri prindër të një djali, por që arritën  ta mbajnë sekret për një kohë të gjatë.
Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Ryan Reynolds dhe Blake Lively, një nga çiftet më të pëlqyer të Hollivudit, në shtator të vitit 2019 mirëpritën vajzën e tyre në shtator të vitit 2019. Ata e mbajtën të fshehtë ardhjen e të porsalindurit për 2 muaj përpara se media të ndryshme të fillonin të përhapnin lajmin për lindjen e foshnjës.
 Scarlett Johansson

As fansat e saj nuk e dinin që aktorja bukuroshe ishte nënë e një vajze të adhurueshme 7-vjeçare, Rose Dorothy Dauriac , të cilën e ndan me ish-bashkëshortin e saj tani, Romain Dauriac. Aktorja mahnitëse kishte arritur që edhe në shtatzëninë e dytë ta bënte sërish trukun e “shtatzanisë së fshehur” ./21Media
 

Back to top button