“Të festojmë së bashku”, Policia u shpërndau dhurata fëmijëve

Policia Rajonale e Ferizajt, sot realizoi projektin “Të festojmë së bashku” që u mbajt tek sheshi “Adem Jashari” në Ferizaj.
Policia, me rastin e festave të fundvitit u shpërndau dhurata fëmijëve të vegjël që i takoi në sheshin e qytetit.
“Fëmijët patën rastin së afërmi të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë, të pranojnë urime dhe dhurata nga policët”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në njoftim bëhet e ditur se ky aktivitet kishte për qëllim të rritë besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë, Policinë e Kosovës./21Media

Back to top button